
Kuçi priti ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në vizitë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes Turqisë dhe Kosovës, si në ekonomi, ashtu edhe në ndihmat që shteti turk ka dhënë për Ushtrinë e Kosovës, apo edhe përkrahjen në njohje ndërkombëtare. Marrëveshja e Tregtisë mes dy vende ishte ajo që u vlerësua si një sukses i pakontestueshëm, pasi marrëdhëniet tregtare janë në nivel të lartë. Kësaj i shtohen edhe investitorët e shumtë turk që operojnë në Kosovë”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Sipas kësaj komunikate, në këtë takim gjithashtu nga ambasadori turk u ngritën disa probleme të disa bizneseve, për çka ministri Kuçi e siguroi që do t’i trajtojë. “Vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë mes Turqisë dhe Kosovës u potencua si nga ambasadori Sakar, ashtu edhe nga ministri Kuçi, si një rrjedhë ekonomikë që nuk ndalon”, thuhet në komunikatë.