Kuçi raporton për “Trepçën” në Kuvend

17 qershor 2020 | 14:25

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Në këtë komision po diskutohet për gjëndjën në ndërmarrjen “Trepça”, si dhe për shkakrimet dhe emrimet  nga Qeveria Kurti.

Anëtari i PDK-së, Ferat Shala, i ka vlerësuar të kundërligjshme veprimet e ish-Qeverisë Kurti.

“Ne kemi kërkuar para pak ditësh sqarime për situatën në “Trepçë” lidhur me problematikat dhe sigurinë në këtë ndërmarrje ku kemi pas edhe humbje të jetëve. Duam të dimë për zbatimin e ligjshmërisë në këto ndërmarrje. Është shkelje e ligjit që ministrat të thirren në memorandume ku Trepça e ka ligjin e vet. Nuk e kam pritë që një kabinet i ri të bëjë mbulim të veprimeve antiligjore që Qeveria Kurti ka ndërmarrë”, ka deklaruar Shala.

Shala tutje ka deklaruar se vendimi për emërimin e anëtarëve të bordit, nga 9 anëtarë që kërkon ligji për “Trepçën”, qeveria ka emëruar vetëm katër.

“Ky bord i përkohshëm, punë të parë e ka pasur shkarkimin e kryeshefit dhe anëtarëve të tjerë, pa asnjë analizë paraprake. Orvatja në letrën e juaj për të arsyetuar se anëtari i pestë është drejtor. Për më keq, kur drejtori menaxhues i bordit shkarkohet, aty kanë marrë pjesë vetëm 4 anëtarë që është në kundërshtim me ligjin pasi që një vendim i tillë nuk mund të merret me 4 anëtarë. Shkelja tjetër është vendimi ku emëron praktikisht një ushtrues detyre nga njësia. Ai shkarkon përfaqësuesin e punëtorëve pa i pyetur ata”, u shpreh Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen realizoi mbrëmë objektivin për të fituar zyrtarisht titullin…