Kuçi: Rruga Junik – Gjeravicë, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

10 tetor 2019 | 11:33

Komuna e Junikut ka bërë me dije se është duke vazhduar asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravicë, faza e II, e cila, sipas kësaj komune, është një rrugë strategjike me interes kombëtar për zhvillimin e turizmit dhe me ndikim në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për qytetarët e kësaj komune.

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, me stafin e vet ka përcjellë zhvillim e punimeve nga afër dhe asfaltimin e rrugës Junik – Gjeravicë e ka cilësuar si parakusht për zhvillimin e hovshëm të turizmit, indikator në zhvillim ekonomik dhe krijim të kushteve për investime në bjeshkët e Junikut.

Projekti i ndërtimit të rrugës Junik – Gjeravicë (segmenti fshati Gjocaj – Gropa e Erenikut) financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga supermodelueset më të mëdha në botë…