Kudo gjallëri nëpër ara, bujqit duke punuar tokën

13 prill 2020 | 20:03

Ismail Rexhepi/Lipjan-

Nëpër fshatra të komunës së Lipjanit, kudo shihej sot një gjallëri që e krijonin bujqit e vyeshëm me punën e tyre. Pra, ata në këtë kohë pandemie, me punën e tyre e thyenin heshtjen që ka kapluar qytetarët në këtë situatë të rëndë.

Duhet ta kenë parasysh edhe nivelet më të larta të vendit, se në mesin e atyre që meritojne të ndihmohen nga pakoja e emergjencës, jane edhe bujqit tanë të vyeshëm, të cilët edhe në këtë kohë e kanë vullnetin për të punuar. Pra, ata janë zotuar se nuk do të lene asnjë pëllëmbë te tokës pa e mbjellur me ato kultura që janë të parapara në pranverë.

Falë djersës së bujqve, qytetarët nuk mbetën pa miell ne kete kohe, sepse me vite bujqit kishin të deponuar grurin e tyre nëpër mullinj. Kështu, nuk do të ketë fare problem për tu furnizuar me miell, pohojne bujqit.

Sidoqoftë, nga biseda që kishim me disa nga bujqit të cilët i takuam duke punuar nëpër ara, mësuam nga ata edhe për planet që i kishin ata rreth mbjelljeve pranverore. Bujku i vyeshëm, Hasan Emini, me të kuptuar interesimin tonë për të biseduar me te, ai ndali traktorin derisa ishte duke përgatitur një sipërfaqe të tokës për të mbjellur më pas këtë ngastër. Ai, në fillim të bisedës ka pohuar se ka disa ditë që e ka mbjellur një sipërfaqe prej 6 hektarësh me misër. Këtë kulturë e kultivon prej disa vitesh, sepse merret me shitjen e shtalbave nëpër qytete të Kosovës. Në shumicën e rasteve ata i shetë të pjekur. Poashtu, Hasani ka thënëse i ka të mbjellur edhe tre hektarë me grurë.

Ndërsa, Ylber Sadiku, thotë se sivjet për herë të parë i është rrekur bujqësisë. Ai ka thënë se ka marrë një sipërfaqe të tokës prej dy hektarësh me qera. Këtë sipërfaqe ka planifikuar ta mbjellë vetëm me kunguj, sepse sipas tij, fitohet bukur mirë nga shitja e farave të kungullit. Pra, sivjet kam hyrë në këtë betejë, e nëse më del si e kam planifikuar, sdo mend se do të vazhdoj edhe viteve të ardhshme, ka pohuar ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rasteve të para me koronavirus në Han të Elezit,…