
Kufijtë e Ballkanit, reagon kryeministri i Sllovenisë: Hartë false
16 prill 2021
| 15:47
Në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, nga e hëna e kësaj jave ka pasur spekulime se kryeministri slloven, Janez Jansha, ka dërguar një dokument jozyrtar diplomatik (“non-paper”) në Bruksel, i cili flet për një ripërcaktim të kufijve në Ballkan.
Për të gjitha raportimet që janë duke u bërë në mediet sllovene, kroate dhe boshnjake për këtë hartë, Jansha ka dhënë një koment të shkurtër.
Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se harta që është duke qarkulluar është e rreme. Ky komentim i tij vjen pas një lajmi të një mediumi kroat, i cili ka raportuar për këtë hartë.
“Hartë false nga e rremja 24sata_HR”, ka shkruar Jansha.
Fake map from fake @24sata_HR https://t.co/XdMbojV8Vx
— Janez Janša (@JJansaSDS) April 15, 2021