Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

24 nëntor 2025 | 08:13

Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, sipas BBC, shkruan ATSH.

“Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

“Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”, shtoi ajo.

Von der Leyen gjithashtu bëri një thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Dr. Evarist Beqiri Nëse një komb harron të shkuarën, ai shkatërron të ardhmen. Prandaj, vlen…