Kufizime kudo në trafikun rrugor, ajrori plot avionë

31 mars 2020 | 09:52

Pavarësisht se pjesa më e madhe e aviacionit nëpër botë është ndalur për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, është për t’u habitur se si ende një numër i aviokompanive nëpër botë po vazhdojnë të transportojnë pasagjerë, përfshirë edhe British Airways, e në ajër vazhdon të ketë aktivitete të mëdha.

Pandemia e koronavirusit ka goditur shumë trafikun ajror komercial, e një numër i madh i vendeve kanë ndaluar fluturimet, por shumë aeroplanë vazhdojnë të transportojnë njerëz me qëllim që të mund të rikthehen në vendlindjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Besohet se kur bëhet fjalë për trafikun ajror, fluturimet komerciale janë zvogëluar për 95 për qind, që do të thotë se ende fluturon 1 në 20 aeroplanë. Në anën tjetër aviokompanitë thonë se janë duke mbajtur të hapura linjat vitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati…