Kujdes me suveniret nga pushimet në Kosovë – çantat e falsifikuara ndalohen në Zvicër

26 korrik 2025 | 09:18

Udhëtarët që kthehen në Zvicër me suvenire nga vendet e pushimeve duhet të jenë të kujdesshëm. Një çantë e falsifikuar, edhe nëse blihet vetëm për përdorim personal, nuk lejohet të futet në territorin zviceran, shkruan Blick.

Ky është paralajmërimi që vjen nga autoritetet doganore dhe ekspertët ligjorë, të cilët rikujtojnë se shkelja e ligjeve për pronësinë intelektuale mund të sjellë pasoja serioze.

Sipas doganës zvicerane, çdo produkt që bie ndesh me të drejtat e markës ose të dizajnit, qoftë çantë, orë apo veshje me logo të markave të njohura, mund të konfiskohet menjëherë dhe të shkatërrohet, pavarësisht nëse është blerë për shitje apo për vete.

“Shumë qytetarë mendojnë se, nëse e sjellin për përdorim personal, nuk ka problem, por ligji është i qartë: produktet e falsifikuara janë të ndaluara në çdo rast,” deklarojnë autoritetet zvicerane.

Për më tepër, nëse dogana dyshon për një produkt të falsifikuar, ajo ka të drejtë të njoftojë kompaninë që mban të drejtën e markës. Kjo kompani mund të kërkojë dëmshpërblim financiar, i cili në disa raste arrin qindra apo mijëra franga zvicerane. Ndaj, individi rrezikon jo vetëm konfiskimin e sendit, por edhe një faturë të majme ligjore.

Nëse qytetari beson se produkti është origjinal, ai mund të paraqesë ankesë brenda 10 ditëve, por procedura mund të jetë e kushtueshme dhe pa garanci për sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edona Llalloshi ishte zgjedhja e familjes Rugova për të performuar…