Kujdes nga Covid dhe krimi, DASH këshillon amerikanët të mendohen para se të vijnë në Shqipëri

24 gusht 2021 | 17:41

Departamenti i Shtetit u sugjeron amerikanëve ta mendojnë 2 herë udhëtimin në Shqipëri.

Shkak janë shifrat në rritje të të infektuarve me COVID-19. Numri i tyre është i lartë, thotë DASH në udhëzuesin për shtetasit amerikanë që vizitojnë Shqipërinë.

Arsye tjetër për të rimenduar udhëtimin në Shqipëri, sipas DASH mbetet krimi. Në udhëzuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit përmendet specifikisht Lazarati dhe situata e paqëndrueshme e sigurisë në këtë zonë. “Për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marijuanës”, thuhet në raportin e DASH.

DASH thotë se policia vendase ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Po ashtu, dhe punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë në Lazarat, çka e bën të pamundur ofrimin e shërbimeve emergjente për qytetarët e saj në atë zonë./Euronews Albania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden dërgoi drejtorin e CIA-s, William Burns…