“Kujdesuni për macen”, letra rrëqethëse e autorit të masakrës në Austri. Zbulohet mesazhi i lamtumirës që i çoi të ëmës

11 qershor 2025 | 20:24

Detaje tronditëse janë bërë publike nga mediat austriake në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një shkollë në Graz.

21-vjeçari i identifikuar si Arthur A., qëlloi me armë në shkollën ku kishte mësuar duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues.

Më pas në një banjo qëlloi veten duke e çuar numrin total të viktimave të kësaj masakre në 11.

Sipas asaj që shkruajnë mediat austriake, para se të kryente krimin e rëndë, i riu i kishte dërguar një video të ëmës në celular.

Në të, ai kërkonte falje për “atë që do të bënte tani”. 21-vjeçari falenderonte të ëmën për kujdesin ndaj tij.

Këtë video, e ëma e autorit e ka hapur 24 minuta pasi i ishte dërguar në celular. Në këtë kohë, ai e kishte kryer masakrën.

Për më tepër, Arthur A., ka lënë një letër lamtumire. Kronen Zeitung shkruan se në të ai fajësonte shkollën dhe bullizimin ndaj tij për aktin.

Ajo që e bën më rrëqethëse ngjarjen është fakti që 21-vjeçari teksa ka menduar të kryente një akt të tillë, ka shprehur shqetësimin për macen e tij dhe se për të duhej kujdesur sa më shumë të jetë e mundur pas masakrës.

21-vjeçari Arthur A. jetonte vetëm me të ëmën në Kalsdorf pasi prindërit i ishin ndarë. Babai i tij është me origjinë armene.

“Është e paimagjinueshme që një person i tillë të shkaktojë një masakër”, shkruan Kronen krah fotos së të riut.

Austria ka deklaruar tre ditë zie kombëtare pas sulmit më vdekjeprurës pas Luftës së Dytë Botërore në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të…