Kujt i intereson, kush e sponsorizon dhe kush përfiton nga një konflikt politik Shqipëri-Kosovë, sot?!

12 gusht 2021 | 23:03

Shkruan: Halil Selimi

Vetëm politika antishqiptare dhe mbeturinat serbo-jugosllave, këndej e andej kufirit, punojnë ditë e natë për të thelluar këtë konflikt-ndarjeje jo vetëm ndërshtetrore, por edhe brendakombëtare, mjerisht!
Kushdo që i fryen këtij zjarri, do të digjet vetë në të, si antikombëtar!
Është e freskët dhe nuk harrohet kurrë çmenduria e një konflikti jug-veri të nxitur për pushtet deri në shkatërrim të shtetit shqiptar, në vitin famkeq 1997! Por, e humbi ‘luftën’, siç e humbi edhe toruan, ai që e nxiti, sigurisht! Dhe, jo vetëm që e humbi pushtetin e shkatërroi Shqipërinë, por mezi doli gjallë edhe vetë, falë mëshirimit nga kundërshtari politik!
Edhe ajo ishte lojë e rrezikshme, deri dhe e përgjakshme e dehjes për pushtet, jo pa ndikim serbo-grek, si dhe tani, kur atakohet Shqipëria përmes Serbisë, medet!
Populli thotë: sado i hollë të jetë peri (spangoja), kurrë nuk këputet nëse njëri nga tërheqësit është i mequr, sepse lëshon pe, siç thuhet! Ndërsa, edhe i çelikut po të jetë, nuk mban dot e do të këputet, kur të dy tërheqësit qëllojmë të marrë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pjesë e koalicionit…