Kujt i thotë Kina kështu: Nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm

20 mars 2022 | 09:28

“Koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë” ka deklaruar ditën e sotme ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, derisa komentonte luftën në Ukrainë.

“Kina do të vazhdojë të marrë vendime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas Wang, “zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian”.

Kujtojmë se deklaratat e ministrit kinez vijnë në një kohë kur presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka pasur një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të premten në përpjekje për të bindur Kinën që të mos e ndihmojë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Ndërsa Kina nuk e ka dënuar plotësisht pushtimin rus të Ukrainës, gjithashtu nuk ka ofruar mbështetje të qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu është në një qorrsokak dhe është mjaft e rrezikshme…