“Kujtesa e një kombi që kërkon drejtësi”, Osmani takon drejtorin e Institutit të Krimeve të Luftës

13 nëntor 2025 | 12:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare dhe drejtësisë për viktimat e luftës.

Ajo ka takuar drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij, ku ka theksuar se çdo jetë e humbur gjatë luftës është kujtesë e dhimbshme dhe se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë, nuk mund të ketë paqe të vërtetë.

“Kujtesa e një kombi që kërkon drejtësi. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është zemra e kujtesës sonë kombëtare – vendi ku ruhet e vërteta për periudhën më të rëndë të historisë sonë. Me mijëra dëshmi të mbledhura e dokumentuara, ky institucion mban gjallë kujtesën e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Në takimin me drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij të përkushtuar, theksova se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe si shoqëri. Çdo jetë e humbur është kujtesë e dhimbshme se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë – nuk ka paqe të vërtetë. Instituti nuk është vetëm arkiv – është ndërgjegjja e kombit tonë, dëshmia e sakrificës mbi të cilën u ngrit liria jonë. Prandaj, e vërteta e dokumentuar do të dëgjohet dhe do të jetojë. Ftoj çdo qytetar, studiues, e çdo të ri të vendit të mbrojë dhe të ruajë këtë kujtesë. Sepse historia nuk harrohet – ajo tregohet e mbrohet, me dinjitet dhe me të vërtetën si themel”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh është shtyrë…