
Kujtim Gashi dhe kandidati për Asamblenë e Prizrenit, Tefik Tarashaj, takuan të rinjtë e fshatit Vlashnje
05 shtator 2025
| 13:22
Fshati Vlashnje ishte vendtakimi me të rinjtë, ku u zhvillua një takim me atmosferë pozitive. Në këtë ngjarje mori pjesë shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren dhe bartësi i listës zgjedhore, Kujtim Gashi, së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i cili garon me numrin 38 në listën zgjedhore. Gjatë takimit u ndanë ide dhe vizione për të ardhmen e komunës. “Energjia nga Vlashnja sonte ishte e jashtëzakonshme”, tha Gashi, duke vlerësuar entuziazmin dhe angazhimin e të rinjve.
Të rinjtë prizrenas janë konsideruar prej vitesh si një nga mbështetjet kryesore të PDK-së, për shkak se qeverisja lokale, sipas këtij subjekti politik, u ka hapur rrugë perspektivës së tyre.