
Kujtim Shala rikthehet te Dinamo e Zagrebit, pas 34 vjetësh
Lojtari i preferuar i tifozëve të Dinamos së Zagrebit, Kujtim Shala po rikthehet në klubin e madh kroat, ka raportuar gazeta “24 sata”. Shala i cili jeton në Gjermani prej vitesh, ende ndjek gjithçka çfarë ndodh në klubin e kryeqytetit, dhe këto ditë ishte në Zagreb, ku ai dhe Zvonimir Boban ranë dakord për detyrimet e tij të punës për të ardhmen, shkruan media kroate.
“Zvonimir Boban po e zgjidh çdo ditë strukturën për sezonin e ri dhe ditët e fundit, kreu i ardhshëm i drejtimit të Dinamos ka rikthyer në klub një tjetër emër të njohur. Skauti i ri i Dinamos do të jetë legjendari Kujtim Shala (60-vjeçar). Ish-ikona e tifozëve të ‘kaltërve’ po kthehet zyrtarisht te Dinamo për herë të parë që nga viti 1991, kur u largua nga Maksimir për te Rennes në Francë. Në nëntor të vitit 2024, Dinamo përforcoi shërbimin e saj të vëzhgimit duke sjellë Xhemal Mustedanagiq dhe Toma Shokota, tani në atë sektor po vjen edhe Kujtim Shala”, shkruan “24 sata.hr”.