Kujtime, shkrime dhe tregime, për ish tribunin e Malësisë së Gjakovës, patriotin, partizanin, komisarin, komandantin, kryetarin, deputetin dhe themeluesin e qytetit të Bajram Currit, MEHMET RAMË DOLLAPI

04 korrik 2026 | 10:25

Gani ELEZI-Ish Komisar Politik i Divizionit të 17-të në Bajram Curri.


Mehmet Ramë Dollapi – Njeriu me histori të ndritur i Malsisë së Gjakovës.

Megjithëse nuk kam një informacion të plot për të gjithë jetën, aktivitetin, kontributet dhe veprën e madhe të Mehmet Ramë Dollapit, dëshiroj edhe unë të shkruaj disa fjalë për këtë burrë të shquar të Malësisë së Gjakovë, ashtu siç e kam njohur atë patriot, ish partizan, luftëtar, veteran dhe kuadër drejtues me funksione të larta partie e shtetërore në rrethin e Tropojës dhe Kuvendin Popullor.
Mbetem me shpresë, mbase do ia dal të them diçka me vlerë nga ato kujtime të bukura që kam dhe ruaj në mendjen time për këtë kuadēr të pashoq, që punoi gjithë jetën e tij me përkushtim në shërbim të popullit të vet.
Ndonse kisha dëgjuar shumë për Mehmet Ramë Dollapin si kuader në detyra të larta drejtuese në rrethin e Tropojës dhe Kuvendin Popullor, me atë jam takuar për herë të parë në vitin 1985-së, kur u emërova Komisar Politik i Divizionit 17-të në Bajram Curri.
Kjo njësi ushtarake e Ushtrisë tonë  plotsohej me efektiv dhe kryente detyrat e saj luftarake, kryesisht, në rrethin e Tropojës, por dhe të Hasit, dy treva këto që ishin pjesë e Malsisë  së Gjakovës.
Takimi im i parë me Mehmetin  u realizua pikërisht kur ish Sekretari i I-rë i Komitetit të Partisë së rrethit të Tropojës Bajram Neza, i cili organizoi një takim të veçantë, për të më shprehur e uruar mua, mirëseardhjen në Tropojë.
Qysh këtë ditë krijova edhe unë përshtypjet e mia më të mira për këtë kuadër të shquar, i cili të bënte për vete, me thjeshtësinë, çiltërsinë, mënyrën e komunikimiit, sjelljet dhe kulturën e gjerë. që zotronte si një burrë shteti, çka do të thoshte se respekti i madh që i jepnin e rezervonin të gjithë njerëzit e asaj krahine, ishte plotsisht më se i merituar.
Mehmet Rama në opinionin e banorëve të asaj treve, të institucioneve drejtuese të partisë, pushtetit, ekonomisë, të organizatave të masave, por edhe të ushtrisë ishte një njeri, e kundër i  vlerësuar gati me superlativa tepër të larta.
Ai kishte qenë pjestar i njësiteve guerile e partizane në luftë për çlirimin e vendit, fakt, që i jepte atij një pozitë mjaft të nderuar e autoritare në opinionin e  kësaj zone.
Ky qe një nga kuadrot e parë, që kishte mbajtur barrë shumë të madhe e të veçantë në punën për rindërtimin e zonës dhe sidomos, për futjen e saj në një rrugë të re e krejt ndryshe, në dallim nga periudha e  para luftës.
Ai kishte një njohje të shkëlqyer e të thellë, jo vetëm për të gjitha zonat e krahinës së tij të Malësisë së Gjakovës, si Gash, Shipshan, Bytyç, Krasniqe, Nika e Mërtur, e tjerë, ku mund të fliste hollësisht për fiset, historinë dhe për heronj të ndryshëm nëpër shekuj, por edhe për Hasin, Kukësin, Pukën, Shkodrën e Dibrën, traditat, mentalitetin, doket e zakonet e tyre, duke mbajtur lidhje të forta edhe me popullin e këtyre rretheve të Veriut, ku gëzonte një respekt tepër të madh.
Mehmet Rama kishte punuar si drejtues në organet e partisë, por më shamë në organet e pushtetit lokal, çka e kishte bërë atë pjesë të betejave, për të kapërxyer vështirësi shumë të mëdha në sektorin e ekonomisë, në atë të rendit e të sigurisë, arsimit, kulturës, transport-komunikacionit e tjerë, pasi ishin vitet e para të pushteti popullor, kur jeta e qytetarëve rrezikohej çdo ditë.
Duke qenë një kuadër që ishte përgjegjës për çdo vendim, arritje e sukses por edhe për çdo dështim, emri i Mehmet Ramës qe i gdhendur me gërma të mëdha e të arta në secilën nga këto histori lufte e pune.
Në vazhdim të këtij shkrimi po citoj edhe disa komente njerëzish të ndryshëm, që të bënin ndoshta për të qeshur, lidhur me bashkimin e krahinës së lavdishme të Nikaj e Mërturit me Tropojën dhe shkëputjen e saj nga rrethi i Shkodrës.
Sa herë që flitej për vështirësitë e mëdha të kësaj zone të thellë malore, me reshje të mëdha dëbore, të ftohtë, të varfër , stabiizimin e një pjesë të këtij populli në Cërrnicë, Fierzë, Bukovë, Llugaj, Rragam e tjerë, disa bejtexhinj tropojan e quanin punë të (keqe), dhe thoshin se këtë “dhuratë”na e ka lēnë (bërë) Mehmet Rama.
Nga ana tjetër kur flitej për avantazhet e Nikaj – Mërturit, bukuritë e bjeshkëve, të Drinit, dashurisë për punën, arsimin, artin, kulturën, historinë, traditat luftarake, trimëritë, fitoret nëpër beteja e tjerë , një masë e madhe njerëzish thoshin me mburrje, se gjithë këtë të”Mirë” ne e kemi vetëm nga Mehmet Ramë Dollapi.
Dhe në realitet Mehmeti ishte tepër i lidhur me Nikaj e Mërturin se kishte bërë shumë si kuodër drejtues për zhvillimin e kësaj zone, ku njerëz të ndryshëm thoshin se ai është shenjtori ynë, pasi edhe Zëvendës/Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të KP rrethit Tropojë, zotin Pal Neçaj e kishte zgjedhur nga ato anë.
Mehmeti  ishte shumë i lidhur edhe me njësitë dhe repartet ushtarake të Divizionit të Tropojës, jo vetëm me anë të një të deleguari të partisë  për probleme të ndryshme që përballonte rrethi dhe ushtria në fushën e mbrojtjes, por më së shumti edhe me lidhje direkt personale, si një dashamir i veçantë i ushtrisë dhe i kuadrove të saj.
Zakonisht Mehmeti ishte vazhdimisht pjesë e jona, në të gjitha festat dhe kremtimet e Divizionit, stërvitjet e demonstrimet ushtarake, sëbashku edhe me kuadro të tjerë të rrethit, ku nuk mungonin asnjëherë dhe vizitat private, pasi kënaqsia e tij ishte tepër e madhe të qëndronte midis nesh.
Ai vinte shpesh jo vetëm në Komandën e Divizionit, por edhe në reparte ushtarake, ku merte kontakte e zhvillonte biseda të ndryshme politike me ushtar e kuadro të këtyre strukturave.
Nuk e spjegoj dot plotsisht arsyen përse, por me Mehmet Ramën kisha një lidhje shoqëore dhe një ndjenjë respekti të veçantë.
Kjo mund të ndodhte me mua ndoshta për arsyen, sepse ai vinte që nga lufta dhe si ish kuadër ushtarak, por e vërteta qe, se ky drejtues mjaft popullor i këndshëm të bënte për vete edhe me cilësitë e tij shumë të larta që kishte.
Mehmet Ramë Dollapi për respek, mua më drejtohesh gjithmonë në gjuhën ushtarake, duke me thirrur shkurt, Komisar, pa parashtesën shoku, as edhe komisar Ganiu.
Më dukej se një adresim i tillë, vetëm Komisar nga Mehmeti, ishte vlerësim për funksionin e Komisarit, por më shumë edhe për mua personalisht. Ndërsa më thoshte Komisar, atij i qeshte fytyra, i ndrisnin sytë, e gjithë qënia e tij çelej me pamje magjike, si të një njeriu të shenjtë e hyjnor.
Rrallë më ka bërë vaki, që ta vlerësoj një mik, shok e kundër të lartë si Mehmet Rama vetëm nga një adresim, vetëm nga të thirrurit Komisar.
Ndërsa unë vazhdimisht i jam drejtuar atij si shoku Mehmet. Nuk ma kërkonte këtë, as lidhja me të, as vet Mehmeti, por unë i drejtohesha kështu me parashtesën “shoku”, se më dukej se e vlerësoja, e nderoja në kufijtë maksimal që ky burrë i Malësisë së Gjakovës e meritonte.
Jo rrallë unë i shprehja ndonjë shqetësim, për pjesëmarrjen dhe angazhimin e rezervistëve, vullnetarëve në stërvitje, sidomos për shkallën e kompletimit në provat e gatishmërisë luftarake. Dhe Mehmeti gjithmonë kishte diçka për të më thënë. Ai më fliste për vështirësitë,  mentalitetet e secilës zonë, që ndikonin në realizimin e detyrave e që duheshin mbajtur parasysh. Në të njëjtën kohë ai më thoshte edhe për fise, familje e njerëz, prej të cilëve ne duhej të kërkonin më shumë ndihmë e mbështetje.
Kur unë e shtoja ndonjëherë dozën e interesit, apo të ndonjë kritike në lidhje me kuptimin e detyrave të mbrojtjes nga banorët e rrethit, Mehmeti, ashtu  duke qeshur dhe me takt më thoshte – Komisar, ne të Tropojës duam më shumë të na flisni për anët e mira e sukseset, sesa të na kritikoni, se kështu na nxisni e vini më shumë në sedër dhe pastaj të dy qeshnim me të madhe.
Ishte një porosi e madhe e Mehmet Ramë Dollapit nga e cila unë kam përfituar shumë në punën time. Në se periudhën e shërbimit tim në Divizionin e Tropojës  e konsideroj të sukseseshme, ajo është kështu  edhe falë kësaj porosie të Mehmetit, ndaj arrita të vendos marrëdhënie shumë shoqërore me efektivat ushtarake por edhe me banorët e Tropojës.
Mehmet Rama ishte nga ata njerëz dhe kuadro, puna dhe emri i të cilëve do të jetojnë përgjithëmonë. Kollos të tillë që kanë punuar me përkushtim për popullin e vendin e tyre, nuk i cënon dot kurrë asnjë lloj ndryshimi, ngjarje, apo kthesë e madhe e përmbysje politike, siç ndodhi edhe në Shqipëri në vitin 1990-të.
Kështu, i gjallë do të  mbetet në kujtesën time ish “Komisari i Komandës së Vendit”pas çlirimit dhe kuadri, deputeti e burri i madh i Malësisë së Gjakovës Mehmet Ramë Dollapi.

Gani Elezi.
04 Janar 2024.

Pergatitur për botim:

Nga:
Andy Apolloni
New York July 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami, ka…