Kujtohuni pak

15 shtator 2020 | 17:59

Nuk ishin të pakta dhimbjet që na u veshën shpirtit
Ç’njerëzimin barbarë që na bënë.

Kujtojni shekujt e thinjur ndër vite
Ose dy dekadat më parë e shumë të vrarë.
Sikur i harruat dhe mbyllët sytë.

Nëse i keni harruar ju, ne bashkëjetojmë me sëmbimet që shpojnë.

Pyetni nënat e lara me lot faqeve.
Ndieni sytë e tharë e zemrat e çara nga vajtimet.

Kujdes, askush nuk do mallkojë më shumë se vatra dhe buka  jote.

Mendoni për ata që do t’i lëmë pas .

Vëni dorën në zemër dhe  pyetni veten: ku do të mbetet fryma jonë e re?

Sepse jeta ua jep vetëm njè mundësi.
Të vendosni sesi do të ndahet buka në sofrën tuaj.

Valbona R.Hadri
01 shtator 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht i është bashkuar…