Kuka: Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos botërore

30 maj 2025 | 11:12

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar me anë të profilit të tij privat në rrjetet sociale, se Peja dhe Kosova janë shndërruar edhe një herë në epiqendër botërore të xhudos, pasi garues nga shumë shtete të njohura po qëndrojnë në Kosovë.

Kosova është njëra nga shtetet më të trofeshme në dekadën e fundit në xhudon botërore, pasi ka nxjerr garues të mëdhenj si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Akil dhe Nora Gjakova, të cilat kanë fituar vazhdimisht medalje.

Rezultatet kulminante të garuesve kosovarë kanë bërë që xhudistët e shteteve botërore të vijnë në vendin tonë për të marrë mësimet më të mira për këtë sport nga trajneri Driton Kuka dhe xhudistët elitarë. “Në Pejë këto ditë po qëndrojnë ekipe nga Bosnja, Suedia, Japonia, Portoriko, Holanda e javën tjetër do kemi edhe ekipe e garues nga Gjermania ku pos sportistëve do kem edhe kryetarin e qytetit Potsdam një mik i madh i shqiptarëve atje e poashtu mysafirë tjerë! Peja dhe Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos Botërore! Kosova shtet i xhudos”, ka thënë Kuka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar më 29 maj…