Kuka: Të ndërtosh kampionë nga Kosova është si ta ndërtosh një ‘Ferrari’

16 janar 2026 | 11:45

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton “Toni” Kuka, i njohur për sukseset e tij ndërkombëtare, ka ndarë vizionin dhe filozofinë e tij të punës në fillim të ciklit kualifikues për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

Kuka, udhëheqësi i ekipit që ka sjell i për Kosovën pesë medalje olimpike, përfshirë tri të arta, ka thënë se puna me sportistë të shkallës botërore nga një vend i vogël kërkon një “Ferrari”, makinë e ndërtuar me kujdes të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë  për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos (EJU) gjatë kampit stërvitor olimpik në Mittersill, trajneri Kuka ka shpjeguar se me burime të kufizuara duhet të krijohen kampionë që mund të rivalizojnë fuqitë botërore. Ai ka thënë se ekipi synon 3 deri 5 kualifikime olimpike për LA2028, duke përmendur emrat e sportistëve kryesorë si Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, si dhe brezin e ri që po zhvillohet.

Në pjesën e parë të një serie me tri pjesë, trajneri i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, i njohur me dashuri si “Toni”, ka folur hapur për filozofinë e tij unike të trajnimit, sakrificat që qëndrojnë pas medaljeve të arta olimpike dhe arsyen pse ndërtimi i kampionëve nga një vend i vogël kërkon krijimin e një “Ferrari” nga e para.

“Ne, si Kosovë, me një bazë të vogël dhe me një numër të kufizuar sportistësh, duhet që nga një sportist të ndërtojmë një ‘Ferrari’”, ka thënë Toni, deklaratë kjo që prek thelbin e filozofisë së tij. “Prandaj është shumë e vështirë të kombinohet jeta normale me jetën e një sportisti të nivelit të lartë”, ka thënë Kuka.

Kjo metaforë, ndërtimi i një “Ferrari”, përmbledh gjithçka rreth qasjes së Kukës. Ajo është e përpiktë, kërkuese dhe pa kompromise. Megjithatë, është edhe e vetmja mënyrë që një vend me më pak se dy milionë banorë ka arritur të qëndrojë krah për krah me superfuqitë e xhudos në podiumin olimpik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët gjatë javës, përvoja e trazuar e Xabi Alonsos…