Kukësi mposhtet nga Kastrioti

07 shkurt 2021 | 16:59

Kukësi i jep fund ecurisë së rezultateve pozitive nën drejtimin e Mirel Josës. Skuadra verilindore pësoi një humbje minimale 1-0 në “Loro Boriçi”.

Ekipi i Kastriotit befasoi Kukësin në fundin e pjesës së parë, pasi Devid u harrua në zonë, duke arritur që ta dërgonte topin në rrjetën e Xhikës. Në pjesën e dytë Kukësi tentoi me të gjitha mënyrat golin e barazimit.

Në minutën e 73-të Shkalla la Kastriotin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, por as me avantazhin numerike verilindorët nuk mundën të gjenin golin. Kukësi mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërkohë që krutanët kanë dy pikë më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat…