
Kukësi nuk di të ndalet dhe mposht Bylisin, Teuta nuk përfiton nga Kastrioti me 10 lojtarë
Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë përballë Bylisit në shtëpi me rezultatin 2-0.
Verilindorët kaluan në avantazh në pjesën e dytë, ku në minutën e 66-të ishte Ndreca i cili zhbllokoi sfidën.
Një lojë e kontrolluar mirë e cila shpërblehet edhe me golin e ditë. Në minutën e 80-të ishte Taipi i cili dyfishoi shifrat dhe i vendos kapakun kësaj sfide. Këto tre pikë të fituara nga Kukësi, bëjnë qe skuadra të ngjitet lartë në vendin e pestë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi ndodhet në zonën e kuqe, pra në vendin e nëntë me 27-të pikë.
Sfida tjetër mes Kastriotit dhe Teutës është mbyllur në barazimin pa gola 0-0.
Pjesa e parë është mbyllur me ndëshkime të shumta për krutanët, ku madje Karakaci mori dy të verdhë për 1 minutë dhe doli nga fusha e lojës duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Teuta nuk mundi të përfitonte nga ky avantazh lojtarësh. Barazimi për Teutën nuk ishte rezultati më i mirë, pasi ndodhen në vendin e shtatë me 33 pikë, tre më shumë se Laçi i cili nuk e kaluar ende ndeshjen e tij dhe që ndodhet në zonën e kuqe. Nga ana tjetër, Kastrioti ndodhet në fundin e tabelës me 24 pikë.