Kumbulla i bashkohet Mallorcas

17 gusht 2025 | 12:33

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka vendosur për të ardhmen e tij, e cila sërish do të jetë në La Liga të Spanjës.

Këtë herë, Kumbulla do të jetë pjesë e skuadrës së Mallorcas, që tashmë ka arritur marrëveshje me Romën, e cila do të zyrtarizohet brenda pak ditëve.

Kumbulla do të huazohet për një vit te Mallorca, ekip që verën tjetër ka opsionin e blerjes për tetë milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar të hënën do ti nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te skuadra spanjolle, e cila e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv.

Kumbulla edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar në La Liga, por te skuadra e Espanyolit ku tregoi paraqitje shumë të mira.

Ai ka kontratë me skuadrën e Romës deri në verën e vitit 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të…