Kumbulla: Ja përse zgjodha Shqipërinë

02 maj 2025 | 17:00

Marash Kumbulla, i lindur në Peschiera del Garda dhe i rritur në Itali, ka zgjedhur të luajë me kombëtaren shqiptare, vendin e prindërve të tij.

Në një intervistë për TMW, mbrojtësi, i cili ka luajtur me Romën dhe Hellas Verona, shpjegoi se kjo zgjedhje nuk ka qenë aq një “kalim flamuri”, sa një çështje lidhjesh familjare.

Deri në moshën 18 vjeçare, ai nuk kishte as pasaportën italiane, dhe që nga mosha 14 vjeçare, kombëtarja shqiptare e kishte ftuar, një ftesë që e pranoi me kënaqësi për lidhjen e tij të fortë me familjen.

Pavarësisht interesit të mundshëm nga Italia kur filloi të luante në Serinë A, Kumbulla vendosi të vazhdonte me Shqipërinë, për falënderim ndaj atyre që e besuan që nga fillimi. Për të, kjo nuk ka qenë asnjëherë një “zgjedhje” e vërtetë, por një vazhdim natyral i rrugëtimit të tij me Shqipërinë, një vendim që e bën të lumtur.

Kur foli për mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Botëror, Kumbulla shprehu idenë se do të ishte një arritje historike për Shqipërinë. Ekipi është i vetëdijshëm për vështirësitë, pasi ndodhet në një grup me ekipe shumë të forta, por shpresa është e madhe. Ndeshja kundër Serbisë, që do të luhet në qershor, do të jetë ndoshta vendimtare për vendin e dytë në grup, me Anglinë që duket se do ta fitojë grupin. Pavarësisht sfidës, Kumbulla theksoi se në Shqipëri ka një besim të madh, me pak supersticion, dhe një bindje se kualifikimi është i mundshëm.

Për sa i përket një mundësie për një përballje kundër Italisë në Botëror, Kumbulla deklaroi se do të ishte një ëndërr: “Do të ishte fantastike, ndoshta”, tha ai me një buzëqeshje, duke lënë të kuptohet shpresa për një takim historik mes dy kombëtareve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edona Kicaj nga Prishtina shpall të pavlefshme dëftesën e vitit…