
Kumbulla largohet nga Spanja, kthehet në Itali
15 korrik 2025
| 11:02
Marash Kumbulla u rikthye në klubin e qytetit të tij të lindjes pas një sezoni të suksesshëm si huazim te Espanyol.
E ardhmja e tij është e pasigurt, por qendërmbrojtësi shqiptar dëshiron t’i luajë letrat e tij siç duhet.
Qëllimi është të krijojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Romës dhe ndeshjet parasezonale do të jenë mundësia e përsosur për të bindur trajnerin Xhan Piero Gasperini.
Duke qenë se nevoja për mbrojtës te Roma është aktuale, shqiptari kërkon shansin e tij për të treguar vlerat, përcjell Panorama.