Kumbulla pritet të huazohet sërish te Espanyoli

10 gusht 2025 | 08:44

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”.

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanyolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive.

Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit të huazimit te Espanyoli, por e ardhmja e tij në kryeqytetin italian nuk është e sigurt.

Drejtuesit verdhekuq po shqyrtojnë mundësinë për ta lënë sërish në huazim, me Espanjolin që shihet si një nga kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Fran Garagarza, ka pranuar se skuadra po punon intensivisht për të përforcuar repartin e mbrojtjes në këtë merkato vere.

Kumbulla shihet si një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare dhe cilësi të larta, që mund të bëjë diferencën në sezonin e ri 2025-2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Erik ten Hag, e ka adresuar…