Kumbullën përfshihet në formacionin e muajit për La Ligën

30 prill 2025 | 15:16

Mbrojtësi Marash Kumbulla është “ringjallur” te Espanyoli. 25-vjeçari, i huazuar nga Roma, ka bërë mirë gjatë gjithë sezonit dhe sidomos këtë muaj. “WhoScored” e ka përzgjedhur në formacionin e muajit prill për La Ligën.

Bashkë me disa lojtarë të Espanyolit në mbrojtje janë treguar spektakolarë, teksa klubi ka fituar pikë të rëndësishme për mbijetesën. Pjesë e formacionit janë edhe lojtarë si Yamal dhe Rafinja. Të dy këto pjesë e Barcelonës që po marshon drejt titullit kampion.

Kumbulla shënoi edhe një gol fitoreje gjatë këtij muaji. Forma e mirë pas disa dëmtimeve, ka bërë që Kumbulla të marrë po ashtu minuta te Kombëtarja. Formacioni: Garcia, El Hilali, Cabrera, Kumbulla, Gaya, Exposito, Isco, Darder, Yamal, Iglesias, Raphinha.

GpxuPO3XUAAbnSn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte mysafir në emisionin “Kosova…