Kundërshtohet ura e re mbi lumin Drin, izolon Kukësin, Hasin dhe Tropojën

16 qershor 2021 | 14:11

Ndërtimi i një ure mbi lumin Drin si pjesë e Rrugës së Kombit, ka ngritur shqetësim tek komuniteti në Kukës, por edhe tek Bashkia. Ata po kundërshtojnë këtë urë të re, duke thënë se ajo devijon rrugën dhe bllokon zonën e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Projekti i urës së re mbi Lumin Drin si pjesë e Rrugës së Kombit po has kundërshtime mes banorëve, biznesit e vetë Bashkisë së Kukësit.

Palët thonë se ura e re, bllokon totalisht zonën e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Rifat Demalija: Të rregullohet dhe nyja tjetër që është te ura 6 metrëshe se përndryshe Kukësi do të anashkalohet dhe do të mbetet një qytet fantazmë ku njerëzit duhet të ikin një minutë e më parë.

Duke e kundërshtuar këtë projekt, kreu i bashkisë së Kukësit thotë se ai ka bërë kërkesa në institucionet më të larta për të gjetur një zgjidhje.

Safet Gjici: Është shumë e drejtë, projekti nuk e ka parashikuar dhe unë kam biseduar me koncesionarin. Dje i  kemi dërguar shkresë kryeministrit, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së por edhe koncesionarit.

Sipas projektit, ura e re e madhe në Rrugën e Kombit  do të zëvendësojë  urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që është funksionale.

Ura e vjetër do të qëndrojë si relikte e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka mbajtur të mërkurën seancë…