Kupa e Botës për Klube, Juventusi mund me pesë gola skuadrën arabe

19 qershor 2025 | 08:50

Juventus ka dhënë një sinjal të fortë në debutim në Kupën e Botës për Klube, duke shkatërruar skuadrën arabe të Al Ain me rezultatin bindës 5-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Audi Field në kryeqytetin amerikan.

Nën sytë e tifozëve dhe në një atmosferë elektrizuese, bianconerët dominuan nga fillimi në fund, duke treguar qartësisht synimet e tyre për këtë kompeticion. Kolo Muani dhe Conceiçao ishin protagonistët kryesorë me nga dy gola secili, ndërsa Kenan Yildiz vulosi fitoren me një gol të bukur në pjesën e dytë.

Kjo fitore vjen vetëm disa orë pas një takimi të veçantë mes disa lojtarëve dhe anëtarë të stafit të Juventusit me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu Juventusi merr momentalisht kryesimin e Grupit G me 3 pikë, po aq sa dhe Manchester City.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në mesnatë, Salzburg mundi 1-2 skuadrën meksikane të Pachucas, duke kryesuar Grupin H ku bën pjesë dhe Reali i Madridit dhe duke mbyllur fazën e parë të ndeshjeve në grupe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e 1,212 të konfliktit në Ukrainë, presidenti rus…