Kupa e Kosovës, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kualifikohen në çerekfinale
Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë kryer detyrën për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur minimalisht skuadrën e Vëllaznimit, me rezultat minimal 1:0.
Sfida ishte e dominuar plotësisht nga skuadra e Ilir Dajës, por që vetëm një herë ka arritur ta tund portën kundërshtare.
Heroi i përballjes ka rezultuar të jetë Vesel Limaj që shënoi një gol të bukur për ta kualifikuar Ballkanin tutje (57’).
Ndërsa Drita ka qenë bindëse nën urdhrat e Zekirija Ramadanit duke fituar me rezultat 3:0 kundër Rilindjës.
Besnik Krasniqi ia ka dhënë epërsinë vendasve pas 12 minutave lojë, derisa gjashtë minuta më vonë Blend Baftiu e ka dyfishuar epërsinë (18′).
Kurse, fitoren e ka vulosur Krasniqi pas një superasistimi tjetër (54’).
Një triumf të vështirë e ka siguruar edhe Dukagjini, që ka eliminuar Dinamo Ferizajn me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Altin Mërlaku.
Ndërkohë, përballja mes Trepçës ’89 dhe Llapit ka shkuar në vazhdime pasi në kohën e rregullt rezultati ka dalë të jetë 2:2.



