‘Kuq e Zi o hej, o hej’, vajza e Granit Xhakës ua kënaq zemrat shqiptarëve duke kënduar

19 prill 2022 | 11:30

Granit Xhaka nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është shqiptar, edhe pse në futboll e përfaqëson Zvicrën. Futbollisti nga Kosova po mundohet që këtë mentalitet t’ua trashëgojë edhe fëmijëve të tij.

Dhe, duket se ai këtë po e bën me sukses. Mesfushori i Arsenalit e ka publikuar një video në rrjetin social “Tik Tok”, ku shihet vajza e tij duke e kënduar këngën e Elvana Gjatës “Kuq e Zi”.

Vajza e Xhakës, e cila është lindur në Angli, i di mjaft mirë këngët shqipe, përfshirë edhe atë që është bërë si një himn kur luan Kombëtarja shqiptare.

29-vjeçari e ka bërë postimin dhe e ka vendosur mbishkrimin “Krenar”.

Kjo video ka marrë miliona klikime, ndërsa Xhaka ndihet mjaft krenar me gocën e tij simpatike, e cila krahas këndimit, shihet edhe duke vallëzuar dhe në fund e lumturon dhe e bën për të qeshur nënën e saj.

E kjo video ua ka çuar peshë zemrat edhe krejt shqiptarëve. Xhaka me bashkëshorten e tij Leonita i kanë dy vajza.

Videon mund ta shihni duke klikuar KETU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar koreano jugor ka thënë se dy avionë luftarakë…