Kuqezinjtë përgatiten për përballjen me Letoninë

05 shtator 2025 | 16:31

Pas fitores miqësores ndaj Gjibraltarit, kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore.

Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.

Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

Shqipëria fitoi mbrëmjen e të enjtes me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të.

Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, s’i ka pëlqyer një pyetje…