
Kuqezinjtë zbarkojnë në Nish para sfidës së madhe kundër Serbisë
Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që dërgon në play-off të Botërorit 2026.
Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër Serbisë.
Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça” në Loskovc, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit, raporton TopChannel.
Sfida e grupit K starton të shtunën në orën 20:45. Shqipëria renditet e dyta në grup me 5 pikë. Prin Anglia me 15 pikë nga pesë ndeshje. Serbia renditet e treta me 7 pikë, Lituani ka 4 pikë e parafundit dhe Andorra përmbyll renditjen tabelare pa asnjë pikë.