Kur antivlera bëhet vlerë
Shkruan: Ethem Çeku
Sa e rëndë dhe tronditëse është kur në shoqërinë tonë antivlera shndërrohet në vlerë kur përmbysen kriteret morale dhe shoqëria tjetërsohet deri në humbjen e misionit të saj fisnik Në një realitet të tillë nuk është vetëm individi që lëndohet por vetë ndërgjegjja kolektive idealistët heshten ose gozhdohen në margjinë ndërsa njerëzit me integritet e vlera e ndiejnë veten të huaj në vendin e tyre
Kjo gjendje prodhon një krizë më të thellë se çdo krizë ekonomike apo institucionale krizën e kuptimit Njeriu i ndershëm përballë këtij degradimi detyrohet të pyesë veten me dhimbje Çka po ndodh me shoqërinë tonë Sepse kur antivlera fiton statusin e normës shoqëria nuk e humb vetëm drejtimin ajo e humb edhe turpin
Sot vendi ynë duket i ngulfatur nga kjo frymë përmbysëse Madje paradoksi më i rëndë është se edhe ata që dikur e kanë luftuar Republikën sot legjitimohen publikisht si vlerë ngrihen në piedestal dhe shiten si model Këtu qëndron rreziku kur historia deformohet kur meritokracia përmbyset dhe kur viktima barazohet me agresorin shoqëria nuk e dëmton vetëm të shkuarën ajo e helmon të ardhmen
Në këtë terren të deformimit moral demagogjia nuk mbetet vetëm instrument i pushtetit por kthehet në mënyrë të të menduarit E vërteta humb peshën ndërsa mashtrimi fiton statusin e arsyes fjala bëhet më e rëndësishme se vepra pamja më e vlefshme se karakteri dhe propaganda më e fuqishme se realiteti Për pasojë mendja kolektive nis të funksionojë jo mbi parime por mbi interesa jo mbi moral por mbi oportunizëm jo mbi të vërtetën por mbi narrativën më të leverdishme
Dhe kur shoqëria arrin këtë pikë kriza nuk është më vetëm politike ajo është krizë etike kulturore dhe qytetëruese sepse një shoqëri që e adhuron antivlerën në fakt e mohon vetveten!



