Kur do të ngopeni nga turpi?, Prishtina reagon me këtë video

17 mars 2024 | 18:29

FC Prishtina barazoi sot në Lipjan me Fushë Kosovën 0:0, ku luajti edhe me një lojtar më pak në fushë.

Derisa tani kryeqytetasit kanë publikuar një video ku pretendohet se është shkaktuar penallti.

Një prekje e topit me dorë nga një futbollist i Fushë Kosovës nuk u cilësua për penallti e cila mund t’ia fitonte lojën Prishtinës.

Gjyqtar kryesor i takimit ishte Ilir Mehmeti, kurse në VAR Visar Kastrati, por sipas tyre kjo nuk ishte penallti.

“Kur do të ngopeni nga turpi?”, ishte pyetja që bëri Prishtina në këtë video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka reaguar pas iftarit të organizuar…