Kur Hitleri i dërgoi 100 trëndafila të dashurës sekrete

30 gusht 2018 | 22:22

Sytë e saj ishin të kaltër dhe të thellë. Mitzi Reiter vajza që vishej me bluza të mbyllura dhe nuk harronte të vendoste një trëndafil të bardhë do të ishte gruaja me të cilën Hitler do të binte në dashuri.

Historia e lidhjes së tyre vijon të jetë një ndër interesantët për biografët, duke qenë se njihet dobësia i Hitlerit për femrat. Mary “Mitzi” Reiter ishte 16 vjeç, kur hyri në marrëdhënie me Hitlerin 37¬vjeçar, në vitin 1926. Në ditët e para të dashurisë ai i premtoi martesë dhe fëmijë por më vonë i duhej të përmbushte fillimisht misionin e jetës.

E dëshpëruar për shkak të neglizhimit të vazhdueshëm të Hitlerit, ajo u përpoq të varë veten por mbijetoi dhe më vonë u martua me një oficer të SS. Paula Hitler, motra e Adolfit, më vonë tha se Reiter ishte i vetmi person që mund ta kishte penguar Hitlerin që të shndërrohej në monstër. Reiter do të vuante shumë për të harruar Hitlerin. Pas divorcit nga martesa e parë ajo udhëtoi në Munih për ta takuar sërish të dashurin e saj. “Nuk kisha qenë asnjëherë më e lumtur.

I lashë gjërat të rrjedhin por të paktën do të isha me të”, kujtonte ajo. Hitleri I sugjeroi që ajo të jetonte në Munih si e dashura e tij, por Reiter kërkonte martesë. Duke pasur interesa për një karrierë politike ai nuk mund të martohej me një grua që kishte lënë të shoqin.

Kjo gjë mund ti kushtonte shumë politikisht. Hitleri i kërkoi avokatit të tij personal Hans Frank të merrej me divorcin e saj. Në vitin 1934 pas ngjitjes së tij në pushtet Reiter e takoi sërish dhe ai i kërkoi të ishte e dashura e tij. Por ajo refuzoi sërish. Hitler I tha se nuk mund të martohej pasi misioni i tij në jetë ishte më i madh.

Kjo do ta tërhiqte Reiter duke vendosur më pas të martohej me oficerin Georg Kubisch në 1936. Hitleri i uroi për martesë. Takimi i tyre i fundit ishte në vitin 1938, ku Hitleri do ti shprehte pakënaqësinë nga lidhja që kishte me Eva Brawn. Në vitin 1940-të ajo humbi burrin në luftë. Pas vdekjes së tij Hitleri i çoi asaj 100 trëndafila të kuq. Janë vetëm dy letra dashurie të mbetura në kohë që ai ia dërgoi asaj në prill të vitit 1947./Shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në…