Kur kishte turma me njerëz nuk kishte vaksina, tani që ka vaksina nuk po ka njerëz!

09 gusht 2021 | 15:21

Zhvillimet e keqmenaxhimit në vijim me rreziqe që duhet t’i evitojmë ne QYTETARËT!

Shkruan: Besa Ismaili

Gjithë kjo situatë, nga [foto1] që ishte në muajin maj, dhe [foto2] aktualisht muaji gusht, ka një emërues të përbashkët: dështimi i Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë COVID19 në Kosovë!

Sot, ja ku jemi, me fushata dhe apele që njerëzit të shkojnë dhe të vaksinohen.

Pra, nga thirrjet e qytetarëve për vaksina të cilat mungonin, në thirrje të qeveritarëve për vaksinim të qytetarëve, sot i kemi vetëm katër muaj në mes. Kaq mjaftuan që qytetarët të vihen në konfuzion dhe hamendësime për efektshmërinë e vaksinave.

Jemi në një tjetër moment kritik, dhe më s’ka dobi as të çojmë gisht (ndonëse me të drejtë) tek Arben Vitia për dështim, apo të de konstruktojmë hipotezat e ndryshme joshkencore konspirative që lindën në ndërkohë. Kritikat infantilizuese që individë të caktuar i kanë merak për të definuar popullin e vet si “të pa marrun vesh”, “bestytnor”, etj. janë të papranueshme! Të njëjtëve u them: Flituni njerëzve me gjuhë respektuese ftuese nëse vetëdijesimi për vaksinim dhe jo nënçmimi i tyre është qëllimi juaj!

?Qytetarët tashmë është dashur të jenë të vaksinuar! Personeli shkollor, mësimdhënësit e të gjitha niveleve tashmë kur mësimi fillon pas pak javësh është dashur të jenë të vaksinuar, të imunizuar!

?Fakti që jemi vonuar do të thotë vetëm një gjë:

?NGUTUNI E VAKSINOHUNI SA MË PARË! ?

MOS E MERRNI SHTRUAR KËTË PUNË! MERRENI ME URGJENCË!

?Unë kam marrë dozën e parë, të dytën e kam të caktuar terminin për pasnesër. Dhe mezi po pres!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…