Kur ndalet furnizimi me ngrohje nga Termokosi? – tregon zëdhënësja Uka (VIDEO)

19 mars 2026 | 10:55

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka ka bërë të ditur se kur do të përfundojë zyrtarisht sezoni ngrohës.

Në emisionin “Fol me Arin”, Uka tha se nga ky sezon na ndanë më pak se një muaj, transmeton Klankosova.tv.

“Na ndan më pak se një muaj nga sezoni ngrohës 2025-2026, realisht data e përcaktuar për përfundimin e sezonit ngrohës sipas rregullës së përgjithshme të furnizimit me energji termike nga ZRrE-ja, është afati i zakonshëm, pra 15 prilli”, tha ajo në Klan Kosova.

Kjo datë, sipas Ukës, vlen vetëm nëse nuk ka përkeqësim të motit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar…