Kur ndërmjetësuesi bie në hale…

03 shkurt 2026 | 14:00

Skandalet e Lajçakut hedhin hije mbi dialogun Kosovë–Serbi.

Shkrun: Ismet Hajrullahu

Kur diplomacia e BE-së bie nën hije skandalesh, besimi i qytetarëve humbet dhe natyrisht cënohet rëndë…
Rasti i Miroslav Lajçakut, ish-emisar i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, i lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein, nuk është më kuriozitet mediatik, por një çështje që prek drejtpërdrejt integritetin e procesit të paqes në Ballkan…

Hetimet e fundit tregojnë shkëmbime mesazhesh mes Lajçakut dhe Epstein, ku përmenden gra, lojëra të dyshimta dhe madje kontakte me diplomatë rusë.
Këto detaje skandaloze ngrejnë pyetje të rënda se a ka qenë ndërmjetësuesi i BE-së i ekspozuar ndaj ndikimeve të huaja??
A ka qenë e kompromentuar situata ,në kohën kur ai e udhëhiqte një proces kaq delikat, si ai mes Kosovës dhe Serbisë?!

Gazetarët në Bruksel e kanë ngritur këtë shqetësim fare hapur. Pyetja ishte e thjeshtë, se a duhet rishikuar puna e Lajçakut në dialogun Kosovë–Serbi, duke pasur parasysh disa nga dosjet e publikuara?
Përgjigja e Komisionit Europian ishte e paqartë, një shmangie e hapur që nuk i shërben transparencës.
Heshtja e BE-së nuk është mençuri, por është mungesë guximi për të dhënë llogari dhe mos të them, bashkëfajësi.

Dorëheqja e Lajçakut nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare në Sllovaki, pas publikimit të dosjeve e bën edhe më të domosdoshme një hetim të plotë.
Nuk mjafton të thuhet “po informohemi”,kur një ndërmjetësues i nivelit të lartë bie nën dyshime të tilla të neveritshme, pasojat nuk janë vetëm personale, pasi ato prekin besueshmërinë e gjithë Bashkimit Europian…

Kosova dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i diplomacisë së kompromentuar të BE-së, pasi procesi i dialogut nuk është lojë, por një çështje tepër serioze dhe shumë sensitive.
Pyetja miliona dollarëshe është se a duhet BE-ja të japë përgjigje të qarta? A ka vepruar Lajçak nën ndikim të huaj? A ka qenë i ndikuar nga lidhje të dyshimta?
Mendoj se pa një transparencë serioze nuk mund të ketë besueshmëri….
Seç mu kujtuan fjalët e të madhit Gjergj Fishta, ” Uh Evropë e kurva e motit i re besës e mohit e zotit”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve,…