
Kur parlamenti shndërrohet në arenë tribalizmi politik, qytetaria e ka haram heshtjen!
Fadil Maloku
Meqë telenovela parlamentare vazhdoj edhe sot me avazin e saj “hickokian”, mendoj që qytetarët e Republikës së Kosovës me automatizëm e FITUAN të DREJTËN e shprehjes së pakënaqësisë së Tyre edhe në forma tjera ndajë BLLOKADËS që është shkaktuar pikërisht nga pa përgjegjësia e deputetëve dhe nga indolenca e partive politike. S’ këndejmi, mendoj që qytetarët tash e tutje e kanë të drejtën e plotë për t’i mësuar arsyet dhe shkaqet e vërteta të bllokimit të seancës konstituive, përmes pyetjeve të tilla; Pra;
1. A është bllokada në Parlamentin e Kosovës një akt patriotik i opozitës apo një shantazh klasik për pushtet?
2. Pse partitë politike Parlamentare, po e përdorin modelin e bllokadës, e jo atë të vullnetit të mirë për tejkalimin e kësaj situate absurde?
3. A është shndërruar Kuvendi i Kosovës në një “teatër” politik ku deputetët po e luajnë “dramën” e interesave partiake, në vend të atyre shtetërore?
4. A është duke u sjellë kryetari i seancave (Avni Dehari) sipas rregulloreve të parapara të Kuvendit, apo është shndërruar në zgjatim të partisë në pushtet?
5. Pse Gjykata Kushtetuese po hesht përballë një krize të tillë institucionale që po e gërryen sovranitetin dhe po e kërcënon seriozisht themelin e shtetit? Cilat janë arsyet e kësaj shmangieje nga përgjegjësia dhe “germa” kushtetuese? Çfarë do bëjë Presidentja, me Ftesat e nisura…?
6. Pse ish opozita me qëndrimin e saj kategorik për të mos votuar për mënyrën e votimit, vetëm fizikisht po merr pjesë!? A mendon ajo që me një qëndrim të tillë indiferent po e mbron demokracinë, apo po e pengon funksionimin e saj?!
7. Pse ish qeveria, vazhdon të sillet me kokëfortësi duke insistuar vetëm në një emër të përveçëm për Kryetar Parlamenti? Përse, për hirë të interesave shtetërore ajo nuk po tregohet më tolerante dhe më e gatshme për kompromise? Pra, a duhet dhe pse duhet sërish t’u besojnë qytetarët të njejtëve, kur në horizont mund të shfaqen edhe Lëvizje të reja…!?
P.S. Shumë pyetje për t’u bërë, e asnjë përgjigje!