
Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri (video)
11 shtator 2025
| 16:18
Sot gjatë ditës, kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Gjatë fjalimit, Rama ka bërë me dije se në krye të ministrisë së Drejtësisë, ka emëruar Besfort Lamallarin.
Në medie është ndarë video nga momenti kur Rama thotë emrin e Lamallarit, dhe reagimin që ky i fundit bëri porsa mësoi se do të jetë në krye të kësaj ministrie.