Kur të befason mjeshtri i madh, maestro Ilaz Bylykbashi, me një foto ikonike të Tiranës së vitit 1998

02 shtator 2025 | 19:17

Shkruan: Besnik Kada

Befasia e maestros Ilaz Bylykbashi, një foto nga Tirana e fundshkurtit 1998, tek ambientet e “Radio Kontakt”, dritarja kombëtare e informimit shqip në Shqipërinë e Demokracisë Pluraliste!

Doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi, së bashku me studentët e gazetarisë së “Faik Konicës”; Alfons Zeneli – profesionisti dhe zëri i dashur i gazetarisë radiofonike e televizive të masmedias shqiptare; Seremb J. Gjergji, Samie Sama Bajraktari-Gjergji, Reis Çiço, Vjollca Vokshi, Besnik Kada, Enver Cikaqi, Arlinda Desku, Muharrem Mahmutaj, Petrit Musolli, Fatmir Morina…

Kujtim i bukur dhe me vlera të mëdha!

Pas qëndrimit disa-ditor në vizitën studimore në institucionet dhe mediat e Tiranës, studentët bashkë me profesorin e tyre, Ramiz Kelmendi, do të ktheheshin për në Kosovë ditën e sulmit të forcave serbe mbi Qirez dhe Likoshan.

Kurrë nuk do ta harroj momentin kur u përshëndetëm me ta para Hotel Tiranës, teksa me autobus po ktheheshin në vatrën e luftës tashmë të shpallur në Kosovë. Shumica prej tyre më pas do të bëheshin zëri i luftës dhe dritarja e re e informimit në Kosovë gjatë dhe pas saj.

Jam krenar që pata nderin t’i shoqëroja në atë kohë, e më pas të bashkëpunonim gjatë luftës së Kosovës. Sot, pas lufte, takohemi me kënaqësi, pimë kafe dhe evokojmë kujtimet e periudhave të lavdisë.

Baca Ilaz Bylykbashi, faleminderit shumë për këtë foto-ikonë të kohës së pakohë. ✍🇦🇱🇽🇰🤝

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e…