KURBETI

07 nëntor 2020 | 10:48

Me prit o syri im prej dheu
Dua ta ndiej frymën e atheut
Ringjalljen time përqafimin tënd.

Unë po ikë shtigjeve tè botës
Të marrë ca pika drite për ty
Më mungon frymëmarrja jote
Po të lë të mbushur lot nè sy.

Nuk e shoh diellin i verbuar për Ty
Nuk e ndiej ngrohjen më ngrin shpirti pa Ty.

Une po ikë nënë por nuk të lë
Bashkë me shokë kurbetit të zi
Jo që duam por na shtrënguan
Të vemi atje ku nuk jemi.

Unë po ikë vashë bukuri e dheut tim
Më prit, veç nënës dhe ty s’kam tjetër njeri.

Unë po ikë Kosovë pa të lën kurrë.
Në zemrën time ke lën shenjë.
Më prit të frymojmë së bashku me dhimbjen time.
Unë betohem në gakun e fisit tim
Prapë do t’i kthehem atdheut tim.

Valbona R.Hadri
07.11.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç shtatë komunave që aktualisht janë në karantinë, janë edhe…