Kurteshi: Tryezat e deritanishme nuk kanë prodhuar asgjë të re

14 maj 2018 | 07:47

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta organizojë apo jo tryezën e tretë me radhë të partive politike.

Deputeti i kësaj lëvizje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se vendimi për këtë çështje pritet të merret në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, ai ka thënë se tryezat e deritanishme nuk kanë pasur efekt, për faktin se kanë qenë shterpe dhe nuk kanë prodhuar asgjë të re.

Kurteshi ka vlerësuar se mbajtja e tryezave politike do të kishte kuptim vetëm nëse ato kanë për qëllim arritjen e një pajtueshmërie për t’u qasur të gjithë njësojë problemeve të mëdha kombëtare.

(Bisedën e plotë me Kurteshin mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri historinë me njohjen e…