Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës
04 shtator 2025
| 14:09
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë me numrin 105.
Kryeministri në detyrë, kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas shortit duke e lidhur këtë numër me fitoret e subjektit që ai udhëheq. “105, numri i fitoreve të radhës, i besimit të qytetarëve dhe shërbimit ndaj tyre”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.



