Kurti: 28 Nëntori, dita thelbësore e identitetit kombëtar
28 nëntor 2018
| 12:25
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, së bashku me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizje kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur lule te varrezat e Jasharave.
Me këtë rast, Kurti ka deklaruar se 28 Nëntori i jep drejtim historisë, politikës dhe të ardhmes tonë.
“28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së”, ka thënë Kurti.
/Epoka e re/