Kurti: Akuzat e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së nuk qëndrojnë, për Kosovën s’lëshojmë pe

17 shkurt 2026 | 11:33

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës solemne në kuadër të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se sot është ditë përkujtimi për të gjithë ata që flijuan shumëçka e gjithçka për lirinë që populli gëzon sot.

Prandaj, siç ka thënë ai, nuk ka kompromis me Republikë dhe sovranitet.

“Dita e sotme është ditë përkujtimi për të gjithë ata burra dhe gra e fëmijë, që flijuan shumëçka e gjithçka për Republikën e Kosovës. Aktivistët e luftëtarët që u përpoqën për jetësimin e Republikës, së paku që nga viti 1968 e më tej, ndoshta s’e kishin të njëjtin vizion se si do të ishte Republike, por kishin të njëjtën dëshirë për liri. Republika në radhë të parë është institucion i lirisë, shprehje e sovranitetit, mjet për zhvillim. Prandaj kur vjen fjala te Republika dhe sovraniteti ne nuk mund të lëshojmë pe, sepse nuk bëjmë dot kompromis me lirinë dhe zhvillim”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po akuzohen padrejtësisht, pasi siç tha ai, ata guxuan të marrin armët për liri.

“Akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë. Ato nuk marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës çlirimtare, të cilës ia detyrojmë lirinë e sotme”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se…