Kurti akuzon Lajçakun: Në takimin e fundit pati pozicion kundër Kosovës

18 shtator 2023 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencës për media është deklaruar për takimin që kishte me presidentin se Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Kurti është shprehur se në këtë takim ka pasur një pozicion të ndërmjetësit Miroslav Lajçak kundër Kosovës.

“Më 14 shtator pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar larg, me të ardhmen e Kosovës, në situatën që jemi, nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim. Ose do të zbatohet marrëveshja bazike në tërësi, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia, kjo logjikë ka vdekur”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri provoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u…