Kurti aludon se protesta e LV-së ndikoi që Ahtisaari t’ia shtojë fletën me ‘pavarësi të mbikëqyrur’ propozimit për statusin e Kosovës
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të pakos së Ahtisarit. Kurti bashkë me lëvizjen e tij, kishin organizuar protesta masive në qendër të Prishtinës, meqë sipas Kurtit, pakoja e Ahtisarit, s’do të sillte pavarësinë.
Megjithatë, 19 vjet pas, duke folur për pakon Ahtisarit, Kurti ka provuar të marrë merita nga rezultatet e asaj pakoje që e pavarësoi Kosovën, duke thënë se demonstrata e 10 shkurtit të vitit 2007, ka qenë një prej arsyeve se pse Ahtisari e kishte shtuar fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”.
“Dy gjëra të mëdha kanë ndodhur pas protestës së 10 shkurtit 2007. E para , pako e Ahtisrait me ato padrejtësitë e saj zbarkoi në Kosovë më 2 shkurt. Tetë ditë më vonë e mbajtëm protestën. Më 13 mars, Ahistari ia shton një letër raportit të tij, ku për herë të parë e përdor fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit pavarësi e mbikëqyrur. 13 mars 2007, 1 muaj pas protestës tonë”, ka thënë Kurti të martën.



