Kurti: Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri

10 shkurt 2021 | 10:53

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në 14-vjetorin e protestës së përgjakshme të 10 shkurtit, ku patën vdekur dy aktivistët e kësaj lëvizje.

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, anëtarët e partisë, aktivistë e familjarë të Xheladinit fillimisht bënë homazhe në Podujevë tek varri i Mon Balajt, e më pas tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurti, tha se Moni dhe Arbeni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri.

“Pas homazheve në Besianë tek Moni, ne erdhëm këtu tek varri i Arbenit që po ashtu të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta. Arbeni dhe Moni janë dëshmorë të vullnetit të popullit për liri, i cili është i pandalshëm pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Besnikëria e VV-së ndaj asaj demonstrate dhe këtyre dëshmorëve është thellë në organizatën tonë, në mendjen dhe zemrën e secilit aktivist”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…