Kurti arrin i fundit në Presidencë

15 maj 2025 | 13:15

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka arritur në Presidencë për takimin e përbashkët që ftoi presidentja Vjosa Osmani me liderët partiakë.

Atje paraprakisht kanë arritur liderët tjerë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Osmani ftoi liderët e partive politike parlamentare pas krizës në Kuvend që është krijuar për të diskutuar për daljen e mundshme nga bllokada.

Takimi i përbashkët pritet të nisë nga ora 13:00, ndërkaq takimi tjetër me partitë tjera do të nisë nga ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka mbajtur sot një mbledhje,…